Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave për shqiptarët.
Në reagimin e KE vendoset theksi se kërkesa për rivendosjen e vizave është për herë të parë, ndaj një vendi që ka përfituar më parë lëvizjen e lirë.
Bertaud thekson se do të merren në shqyrtim të gjitha shqetësimet e shprehura nga Holanda dhe për këtë proces do të vihen në dijeni dhe parlamenti europian si dhe Këshilli i Europës.
‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.
Kujtojmë se kërkesa për heqjen e vizave u iniciua fillimisht nga disa parti kundër zgjerimit të europës, por më pas mori mbështetje të gjerë në Parlamentin e këtij vendi.
Tashmë ‘’topi” ka kaluar në fushën e Komisionit Europian, i cili pritet të japë në ditët në vijim dhe vendimin final për qytetaret shqiptarë. Në rast se kërkesa e Holandës do të pranohej, kjo do të shënonte një kthim pas për proceset integruese të të gjithë shqiptarëve.
(E.K/Faxweb.al)