Është shtyrë për ditën e nesërme, ora 11:00, seanca në GJKKO ndaj ish-kryeministrit Berisha pasi SPAK kërkoi një masë më të ashpër ndaj tij, se sa “detyrim paraqitje”.
Avokatët kërkuan përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka, sipas mbrojtjes këtë herë kanë bashkëngjitur provat se ajo është shkarkuar në 1996 nga ish kryeministri.
Më tej SPAK lexoi kërkesën për zëvendësim mase, me atë të arrestit në shtëpi, me argumentin kryesor se Berisha nuk ka respektuar masën e parë atë të detyrimit për tu paraqitur.
Ndërkohë, avokatët kërkuan kohë të njihen me provat që ka SPAK për moszbatimin e masës së sigurisë.
SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme, pasi Sali Berisha e kundërshtoi vendimin e parë të detyrim paraqitjes, duke e konsideruar si antikushtetues. Në opinion juridik dhe kushtetues të Berishës, masa fillestare në ngarkim të tij nuk mund të zbatohej, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë autorizim nga Kuvend. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa për detyrim paraqitje ishte e një karakteri që konsiderohen kufizim dhe jo heqje lirie.