Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se për kërkesën ndaj KQZ-së që LSI dhe PS kanë dërguar ditën e sotme për shtyrjen e afateve të rregjistrimit të koalicionit në zgjedhje Basha u shpreh se Rama dhe Meta nuk njohin ligj. më tej ai theksoi se opozita nuk zgjat kokën në hanxharin e zgjedhjeve dhe nuk do të marr pjesë në ato të 18 qershorit.
“Duan të mbulojnë vjedhjet që u bëjnë 3 milionë shqiptarve. Vjedh përditë xhepat e shqiptarve të popullit më të varfëruar në Europë. Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët, këtu po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë elektrike, ju thoni është rritur unë them është rritur, ai thorë të është ulur. Më nxirrri faturat e mia dhe tha janë ulur, po mua më janë unë, po unë përbëj vetëm 25% të popullsisë, mbi 30o kilovatë. 75% të shqiptarve e paguajnë energjinë me cçim më të shtenjtë. Kjo është kthyer në një dramë të papërballusheme për buxhetet e të gjithë shqiptarve. Një kryeministër që do të kishte minimumet e përgjegjësisë do të kuptojë që çmimi i energjisë është rritur ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë.
Së dyti ligji është ligj përveçse për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Kodi zgjedhot thotë se Edi Rama dhe Ilir Meta duhet të rregjitrohen sot. Kodi zgjedhor thotë se sonte në mesnatë duhet të regjistrohen koalicionet. Këta e kanë futur vendin në një spirale krize politike se menduan se shqiptarët si dele dhe opozita si opozitë fasadë do zgjaste kokën të pritej me hanxharë, sic po ndodh sot në Kavajë, ikën një kriminel, një përdhunues, i dënuar në Itali dhe kandidon mëkëmbësin e kriminelit dhe në funksion të mëkëmbësit të kriminelit mëshojnë mesazhet nga Kavaja, presion shkollave, mësuesve se mëkëmbësi i kriminelit duhet të fitojë me cdo kusht, edhe pse ska rival përballë.”, u shpreh Basha. (J.V/Shuplaka)