Një ditë pas akuzave të rënda që Manjani bëri ndaj kryeministrit Edi Rama, ka reaguar sërish sot pas deklaratës së deputetit Pirro Lutaj.
Ky i fundit u shpreh në Komisionin e Ligjeve se nuk komentonte deklaratat e Ylli Manjanit, pasi po priste “analiza mjekësore të Ministrit”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ylli Manjani i kundërpërgjigjet Lutajt duke thënë se ai duhet të kërkojë analizat e kryetarit të vet dhe jo të tij.
Në rast se ai nuk ia jep, Manjani i sugjeron që të rilindasi Pirro Lutaj të kërkojë në memorien e shtypit shqiptar.
“Përshëndetje,
Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore. I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet!
Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë.”, shkruan Ylli Manjani. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post