Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për ndryshim mase ndërkohë që seanca e radhës është shtyrë për në datën 6 shtator në orën 14:30.
Avokatët mbrojtës u shprehën kundër vendimit të gjykatës, ndërsa vetë Izet Haxhia u shpreh përpara trupit gjykues se do të kërkojë përjashtimin e tyre pasi sipas tij, janë të lidhur me familjen Berisha
Kërkesa është bërë duke u bazuar me argumentin se Haxhia ka kryer 13 vite paraburgim që konvertohen në 20 vite burgim. Haxhia u dënua me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)