08:23 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkesa për qeveri teknike në fokus, PD zbardh takimin me diplomaten britanike: Maxhoranca sulm politik ndaj opozitës

12:56 | 16/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkesa për qeveri teknike në fokus, PD zbardh takimin me diplomaten britanike: Maxhoranca sulm politik ndaj opozitës

Partia Demokratike ka zbardhur takimin e diplomates britanike me dy funksionarë të PD.

Sipas njoftimit zyrtar, “shqetësimet për përndjekjen politike të eksponentëve të opozitës dhe qeveria teknike tema të takimit me dyer të mbyllura”.“Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë, u takua në selinë e Partisë Demokratike me Drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe Drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025”, thuhet në deklaratë.

Sipas PD, kjo skemë e përdorur me sukses në Maqedoninë e Veriut mund dhe duhet të zbatohet në Shqipëri, si garanci minimale për zgjedhje garuese.

“Kjo përputhet dhe me dy rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që kërkojnë marrjen e masave për keqpërdorimin e burimeve shtetërore si armë për tjetërsimin e votës dhe shitblerjen masive të votës përmes fondeve publike.
Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi”, deklaron PD.

Në fund të takimit u ra dakord për shpeshtim të kontakteve mes Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesve të PD.

Etiketa: BritanikjaPD
Pas

Kapet me 4 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Para

Opozitarët marrin vendim: Protestë para Parlamentit Europian më 23 Tetor

Para
Opozitarët marrin vendim: Protestë para Parlamentit Europian më 23 Tetor

Opozitarët marrin vendim: Protestë para Parlamentit Europian më 23 Tetor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-kryeministri bullgar dorëhiqet nga posti i deputetit pas hetimeve për korrupsion

Shtëpia e Bardhë kufizon ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin pas ngjarjeve në Iran

Kursi i këmbimit –26 qershor: Sa shiten dhe blihen dollarët dhe eurot, gjendja e monedhave të tjera

Banka Botërore miraton 1 miliard dollarë për zhvillimin e Irakut, Sirisë dhe Libanit

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

Shpërthim i fuqishëm në Napoli, një i vdekur dhe katër të plagosur

Tregues të përzier: Rritje ekonomike, rënie e punësimit në tremujorin e parë

37 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, Kosova rrezikon humbjen e miliona euro nga BE-ja

Ukraina dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen për tribunalin special që do gjykojë krimet ruse

Seanca e sotme në Kuvend: Në rend dite edhe marrëveshja e huasë me BERZH

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.