00:51 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Kërkesa për Shengen, vjen lajmi i mirë. Hajnaj: S’ka ankesa nga Holanda për rikthimin e vizave

17:33 | 20/08/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkesa për Shengen, vjen lajmi i mirë. Hajnaj: S’ka ankesa nga Holanda për rikthimin e vizave

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj ka folur për kërkesën e Holnadës për rikthimine  vizave Shengen për Shqiptarët. 

“Aktualisht ne mund të themi që me masat që janë marrë ne kemi një ulje të shtetasve shqiptarë nga informacionet që kemi marre nga homologët tanë në lidhje me kërkesat e tyre për azil ne vendet e BE.

Përsa i përket rastit të Hollandës, ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi ose shqetësimi nga ana e tyre në lidhje me kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Sidomos për këtë periudhë nga janari deri në gusht që ne po flasim.”, u shpreh ajo.

INTERV ISTA:

Pyetje: Ditët e fundit janë plotësuar edhe për marrëveshjen Shengen ku janë shënuar edhe disa pika të tjera në lidhje me kontrollin e shtetasve shqiptar që jetojnë në vendet e kësaj zone. Deri tani a keni patur raste të raportuara, shqetësime të krijuara nga shqiptarë, kthime mbrapsht, jo vetëm në Kakavijë por edhe në pikat e tjera doganore?

Aida Hajnaj: Jo, nuk kemi pasur raste të shqetësimeve të qytetarëve pasi qytetarët janë sqaruar në pikat e kalimit përkatëse për gjithë dokumentacionin që duhet të kenë për kalimin e tyre në vendet Shengen.

Pyetje: Cili është opinioni juaj për masat e marra në lidhje me azilkërkuesit, sa ka ndikuar kjo në lidhje me emigracionin që ka pasur për nënshtetasit shqiptarë?

Aida Hajnaj: Aktualisht ne mund të themi që me masat që janë marrë ne kemi një ulje të shtetasve shqiptarë nga informacionet që kemi marre nga homologët tanë në lidhje me kërkesat e tyre për azil ne vendet e BE.
Përsa i përket rastit të Hollandës, ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi ose shqetësimi nga ana e tyre në lidhje me kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Sidomos për këtë periudhë nga janari deri në gusht që ne po flasim.

Pyetje: Si e konsideroni vendimin e tyre për daljen e Shqipërisë nga marrëveshja Shengen?

Aida Hajnaj: Unë e theksoj edhe njëherë se përsa i përket kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetin e Hollandës ne nuk kemi pasur asnjë kontestim nga pala homologe, nga autoritetet hollandeze në lidhje me këtë fenomen. Dhe përsa i përket pjesës së kriminalitetit të shtetasve shqiptarë në Hollandë, unë theksoj edhe njëherë se Policia e Shtetit shqiptar bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha homologet e veta, me misionet, atashetë që janë vendosur në Shqipëri, që mbështesin policinë shqiptare dhe janë të gatshëm për të ngritur grupe pune të përbashkëta hetimi, për të hetuar dhe goditur të gjitha këto grupe kriminale duke filluar që nga transfertat financiare të tyre e deri te konfiskimi i aseteve që ato kanë në Shqipëri.

Etiketa: Aida HajnajazilHollandakerkesat
Pas

Kush është gruaja që akuzon për kanosje ish-deputetin socialist

Para

Zjarri përfshin pyjet në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

Para
Zjarr në Parkun Kombëtar në Theth, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri përfshin pyjet në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.