Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka ndërprerë procesin e rivlerësimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.
Adriatik Llalla kishte bërë vetë kërkesë që të mos ishte pjesë e drejtësisë, duke iu shmangur në këtë mënyrë nënshtrimit të procesit të vetting-ut.
“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.
Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
(B.H/Faxweb)