11:46 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkesat e studentëve ende të paplotësuara, njoftohen protesta masive

18:53 | 25/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkon në 10 numri i kërkesave të studentëve, ja cilat janë ato

Me një postim në rrjetin social Facebook lëvizja “Për Universitetin” ka paralajmëruar sërish ngritjen në protestë të studentëve.

Është lëvizja “Për Universitetin” ajo e cila  ka bërë njoftimin duke përmendur këtu dhe kërkesat e studentëve të paplotësuara.

Ndërkohë që sipas studentëve tarifa e masterit është rritur me 40 mijë lekë të reja. Nga ana tjetër bursa e ekselencës që përfitojnë studentët me mesatare 9-10, prej 10 mijë lekë të reja, akoma nuk është marrë.

Ende nuk dihet nëse do ngrihen apo jo studentët në protestë, por në  Universitetin e Tiranës ka filluar normalisht mësimin dhe studentët u janë rikthyer auditorve.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit propagandistik të radhës, kryeministri Rama u kujtoi studentëve se si qeveria nuk ka ndër mend t’u japë zgjidhje problemeve të tyre.

  1. Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.
  2. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.
  3. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.
  4. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.
  5. Në vend të rrëzimit të ligjit klientelist të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e diplomoreve private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.

Në këto kushte, studentëve nuk u mbetet veçse të vazhdojnë me më shumë këmbëngulje dhe intensitet procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive. Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare.

 

Etiketa: kerkesat e paplotesuara te studenteveparalajmerohet protestaProtesta e studenteve
Pas

Vrasja e Ravik Gurrës në Elbasan, Dhoma Kombëtare e Avokatisë bojkoton për 3 ditë proceset gjyqësore

Para

Djegia e pyjeve, reagon Malltezi: Parku digjet, këta inagurojnë përlarjen e parave

Para
Djegia e pyjeve, reagon Malltezi: Parku digjet, këta inagurojnë përlarjen e parave

Djegia e pyjeve, reagon Malltezi: Parku digjet, këta inagurojnë përlarjen e parave

Discussion about this post

 



Të Fundit

U mor i pandehur, Veliaj reagon nga qelia: Nuk është gjetur asnjë shkelje nga detyra ime si kryetar i Bashkisë Tiranë prej 10 vitesh

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Paralajmërimet për cunam në Japoni, ambasada e Shqipërisë vendos në dispozicion mënyrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.