01:04 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kërkesat për azil, drejtori i kufirit të Ohrit zbulon metodën e re të shqiptarëve për t’u larguar (VIDEO)

16:06 | 10/08/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkesat për azil, drejtori i kufirit të Ohrit zbulon metodën e re të shqiptarëve për t’u larguar (VIDEO)

Mesditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj inspektuan Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë –Thanë.

Kjo për të pare më nga afër zbatimin e masave për sezonin turistik, masat e shtuara për parandalimin e azil kërkimit, bashkëpunimin me policinë maqedonase për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme.

Mësohet se pas kësaj vizite, Çako ka zhvilluar dhe një takim në qendrën e përbashkët për koordinimin e informacionit mes dy policive, ku u takua me Drejtorin për Kufirin e Rajonit të Ohrit Z.Xhelal Lata, i cili shoqërohej nga shefi i luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Komandanti i pikës kufitare Qafë -Thanë.

Çështja kryesore e diskutimit të tyre kishte të bënte me kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e tjera.

Ndërkohë Lata ka zbuluar se një nga rrugët të cilët shqiptarët përdorin për t’u larguar nga Shqipëria në mënyrë ilegale, për të kërkuar më tej azil në vendet perëndimore, është përmes aeroportit të Ohrit.

Haki Çako: 

Në mënyrë të veçantë jemi këtu dhe për një aspekt i cili është bërë tashmë shqetësim lidhur me lëvizjen e disa shtetasve shqiptarë me qëllim dhe kërkesë për azilkërkim në vendet e BE, të cilët deri diku janë shndërruar në një farë problemi për shtetin shqiptar por edhe për vetë ata, duke mos e kuptuar dhe mos e konceptuar qartë se integrimi i vendeve tona bëhet me rregulla, bëhet me norma dhe jo në mënyrë klandestine ose dhe duke shkelur parimet bazë të integrimit të BE.

Në këtë aspekt them që së bashku do vazhdojmë kontributet për t’ju bërë të qartë atyre se azilkërkimi është një fenomen i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero.

Ne u tregojmë dhe i orientojmë ata se ka forma të vazhdueshme ligjore, përmes kontratave ligjore të punës nëpërmjet Ministrive përkatëse.

Xhelal Lata: 

Më e reja që paraqitet si problematikë: kërkesa e azilkërkuesve të cilët vijnë nga Shqipëria dhe kalojnë në pjesën e shteteve europiane, në këtë drejtim bashkërisht kemi hartuar një plan të cilin po e zbatojmë rregullisht dhe si vend ku ne mbulojmë pjesën e aeroportit të parë aeroporti i Ohrit, që është një aeroport më i vogël mirëpo për këta njerëz është shumë i përshtatshëm, që t’i kryejnë veprat e tyre që të mund kalojnë në këtë pjesën e Europës duke menduar se këtu mund të kalohet më lehtë për shkak të dokumentacioneve të dyfishta që i kanë.

Dy javët e fundit janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyre iu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare.

Këtë luftë ne do ta vazhdojmë bashkërisht dhe do të jetë dhe më tepër rigoroze pasi është dhe një kërkesë e juaja, por ne do ta shtyjmë dhe më tepër bashkëpunimin e tanishëm dhe në të ardhmen që ata shkelës të kapen dhe normal të marrin dënimin e duhur. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: haki cakoXhelal Lata
Pas

Alarmi se rrezikohemi nga tërmetet, ironia e fortë e Ylli Dylgjerit: Atë që s’e parashikon amerikani e japonezi e parashikon Prençi

Para

Veprimi i papritur i Genës, i propozon Genta Ismajlit në mes të skenës: Po të kërkoj dorën për martesë, a je dakord? (VIDEO)

Para
Veprimi i papritur i Genës, i propozon Genta Ismajlit në mes të skenës: Po të kërkoj dorën për martesë, a je dakord? (VIDEO)

Veprimi i papritur i Genës, i propozon Genta Ismajlit në mes të skenës: Po të kërkoj dorën për martesë, a je dakord? (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.