Vala e re e azilkërkuesve shqiptarë në Europë , ka vënë në panik autoritetet e këtyre shteteve por dhe policinë e shtetit shqiptar.
Kryetari i i Shoqatës së Misionarëve të Paqes Nikoll Shullani thotë se këta shtetas nuk kanë lidhje me konfliktet për shkak të gjakmarrjes, por kushtet e vështira ekonomike i detyrojnë të kërkojnë azil.
Ai pranon se ato që kishin konflikte dhe hasmëri janë larguar që në momentin e parë që u hoq shengen.
Nga ana tjeter Shullani përgenjeshtron deklaratat se shteti shqiptar është një vend i sigurtë dhe ofron mbrojtje për shtetasit e vet , duke konfirmuar se siguria që i ofrohet personave në gjakmarrje është në pikëpyetje serioze Qarku i Shkodrës është një nga njollat e zeza sa i takon hartës së zonave me numër të lartë të kërkesave për azil.
Përveç pamundësisë ekonomike, shkaku që i është paraqitur vendeve të Europës për kërkesë për azil është dhe gjakmarrja, fenomen të cilin edhe pse shteti nuk e pranon, de fakto është arsyeja kryesore e vrasjeve dhe plagosjeve në këtë qark.
(E.K/SHUPLAKA)