22:28 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 10 % e shqiptarëve përfituan/ Ja kategoritë që favorizohen

11:46 | 17/11/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkesat për azil në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 10 % e shqiptarëve përfituan/ Ja kategoritë që favorizohen

Një numër rekord azilkërkuesish që pretendojnë se janë homoseksualë janë lejuar të qëndrojnë në Britani sipas rregullave të GJEDNJ. Numri i azilkërkuesve të cilëve iu dha leja për të qëndruar në Britani bazuar në orientimin e tyre seksual u rrit në 2133 vitin e kaluar, nga 762 në 2022 dhe 677 një vit më parë.

Home Office pranoi kërkesat pasi ata që kërkonin azil vërtetuan se kthimi në atdheun e tyre do të ishte çnjerëzor për shkak të seksualitetit të tyre.

Numri i azilkërkuesve që u është dhënë leja për të qëndruar bazuar në seksualitetin e tyre është në rritje krahasuar me vitin 2019, kur u bënë 475 kërkesa të suksesshme. Megjithatë, skeptikët besojnë se disa azilkërkues mund të luajnë me sistemin duke pretenduar se janë homoseksual si një mjet për t’u miratuar aplikimi i tyre.

 

 

Alp Mehmet, kryetari i Migrationwatch UK, tha se “ndërsa është e pamundur të jesh i sigurt për vërtetësinë e aplikantëve që kërkojnë azil bazuar në seksualitetin e tyre, ka shumë shembuj që ne jemi shumë të gatshëm për të dhënë përfitimin e dyshimit. Rasti i nigerianit Saheed Azeez mund të jetë maja e ajsbergut”.

Nigerianit 33-vjeçar iu dha azil vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar pasi pretendoi se mund të vritej nga grupi militant Boko Haram, pasi ishte homoseksual, por më pas u zbulua se ai kishte tre fëmijë nga tre gra të ndryshme.

1715964021643

Aplikacione të suksesshme
Vendet që panë numrin më të madh të aplikimeve të suksesshme vitin e kaluar ishin Pakistani, Bangladeshi dhe Nigeria.

Aplikantët nga Shqipëria ishin më të refuzuarit. Më pak se 10 për qind e aplikimeve të bëra nga shqiptarët ishin të suksesshme.

Deri në qershor 2023, 10,377 shqiptarë mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, duke përbërë 24 për qind të të gjithë mbërritjeve me varka të vogla. Rreth 83 përqind e tyre aplikuan për azil, sipas shifrave të qeverisë. Për 8 vende, 100 për qind e pretendimeve ishin të suksesshme. Këta ishin njerëz nga Afganistani, El Salvadori, Siria, Eritrea, Myanmari (Burma), Libia, Shën Vincenti e Grenadinet dhe Jemeni.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se “është e rëndësishme që të pastrojmë numrin e mbetur të azilantëve dhe të ofrojmë mbrojtje për individët që ikin nga persekutimi”.

Pas

Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako! Akuzohet për korrupsion në dy raste

Para

Salianji letër nga burgu/ Ja mesazhi i Trump që duhet të na frymëzojë për ta bërë Shqipërinë vend normal

Para
Salianji letër nga burgu/ Ja mesazhi i Trump që duhet të na frymëzojë për ta bërë Shqipërinë vend normal

Salianji letër nga burgu/ Ja mesazhi i Trump që duhet të na frymëzojë për ta bërë Shqipërinë vend normal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

Video/Fillon numërimi i votave në Parkun “Olimpik” në Tiranë, votat e diasporës numërohen

Nis dorëzimi i kutive të votimit për njësinë nr.5 në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë

Pogradec/Arrestohen dy nga katër personat që dhunuan familjarët e komisionerit E.G., vijon puna për kapjen e të tjerëve

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

Berisha: Rritje e ndjeshme e elektoratit tonë, askush nuk ndikon vullnetin e sovranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.