22:09 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Kërko avokat”, Enkelejd Alibeaj kallëzon penalisht ministren Gjonaj për shpërdorim detyre

11:33 | 08/02/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Interpelancë-parodia’ e ministres Gjonaj, salla shpërthen në të qeshura. Në sy lexohej tensioni

“Meqë reforma në drejtësi ka nisur, rrugë e mbarë të qoftë për tek 313-ta. E ke ditur, e ke firmosur dy herë zonjë.

 Dy gjëra duhet të bësh, kërko avokat dhe po të njoftoj se do depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre për ty”, kjo ka qenë mbyllja e interpelancës së sotme në Kuvend mes ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Më herët Gjonaj zgjodhi të mbrohej me kartën e Reformës në Drejtësi pa dashur që të thojë asnjë fjalë në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitajt dhe bazën ligjore.

Përmes dy dokumenteve Alibeaj tregoi se ministrja Gjonaj kishte pasur dijeni në lidhje me hetimet e nisura në Shqipëri për Seitajn.

Pjesë nga fjala e Gjonaj:

Jam thirrur këtu për një motiv të qartë politikë dhe joligjor. Ju jeni përballë meje se kërkoni një kauzë që nuk e keni, kërkoni një arsye të rradhës për sherr.

Unë jam përballë jush këtu sot sepse kam kauzën e kësaj qeverie që është reformimi i drejtësisë. Jam në konflikt me ju se ju jeni në konflikt me Reformën në Drejtësi. Kur unë kam nisur që të jap kountributin tim për Reformën isha thjesht një eksperte me qëllim të mirë.

Deshiroj tu siguroj se shtetasi as nuk është liruar dhe as nuk ka shkuar për pushime por u është dorëzuar organeve italiane të prokurorisë të cilet kanë vendosur arrest me burg dhe sot ai atje ndodhet në qeli.

Në çdo rast, prokuroria jonë ka garancitë dhe instrumentat ligjore të bashkëpunojë me autoritetet italiane për çështjet e përbashkëta ashtu edhe për procedimin e famshëm që po flitet këtu.

Në rast se doni të vërtetën, atëhërë më mirë se kush prokuroria dhe gjykata e Katanias që ka kryer për 4 vjet hetime e përgjigje dhe është në fazë të avancuar, e bën më mirë këtë çështje?

Antimafian italiane ju e përdorët ei refren për javë me radhë. Në rast se doni të vërettën sepseprokuroria e Katanias mund ta nxjerrë të vërtetën më mirë sesa prokuroria e “kapur” nga kjo mazhorancë.

Si ka mundësi që sulmoni pa pushim? Motivi politik ju ka yshtuar deri në shpifje ndaj Ministrisë së Drejtësisë dhe mua personalisht, motivi politik që ju ka bërë qesharak.

Shkurt fjala: Ju kërkoni llogari sot pse një i arrestuar ju dërgua prokurorisë antimafias të Italisë?!

Orvajtjet tuaja të dëshpëruara tregojnë se po kapeni si i mbyturi pas fijes së barit dhe ca më shumë rriten tonet tuaja kundër ndërkombëtarëve, Prokurorisë, ministrisë, Edi Ramës dhe meje.

Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë, aq më shumë shtohen shkulmet tuaja. Z. Alibeaj, është e thjeshtë: reforma në drejtësi ka filluar zbatimin, ajo reformë që ju keni bërë manikacione soj soj për ta ndalur.

Pushteti gjyqësor po rrëshket në duart e atyre që duhet ta kishin që në fillim, gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm. Ju mund të vazhdoni të hidhni baltë mbi mua, por nuk keni për të më ndalur as mua dhe aq qeverinë!

Alibeaj: Meqë Reforma në Drejtësi ka nisur rrugën, rrugë e mbarë të qoftë tek 313-a! Sepse e ke ditur, e ke firmosur! Ja tek e ke, e ke nënshkruar dy herë zonjë – tha deputeti duke iu drejtuar ministres dhe kryeministrit Edi Rama. 

Faji është i këtij që të ka marrë dorën ty dhe ke nënshkruar. Meqë reforma ka filluar rrugëtimin, dy gjëra duhet të bësh: Kërko avokat se sot do të depozitoj kallëzim penal për ministren Gjonaj për shpërdorim detyre. Tek 313-a!”

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: enkelejd alibeajetilda gjonajministrja
Pas

Bushati-opozitës: Prisja t’i kërkonit falje sot Mogherinit, vota në OKB, qëndrim solid i shtetit shqiptar

Para

Alibeaj i tregon qelinë e burgut, ja veprimi i ministres Gjonaj (Foto)

Para
Alibeaj i tregon qelinë e burgut, ja veprimi i ministres Gjonaj (Foto)

Alibeaj i tregon qelinë e burgut, ja veprimi i ministres Gjonaj (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.