22:50 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkohej në Gjermani për vrasje, arrestohet në palestër 23-vjeçari (EMRI)

10:17 | 19/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkohej në Gjermani për vrasje, arrestohet në palestër 23-vjeçari (EMRI)

Shkëlqim Kastrati, 23-vjeç është arrstuar ditën e djeshme në Tiranë në një palestër të kryeqytetit, teksa ishte i shapllur në kërkim ndërkombëtar, për akuzën ‘Vrasje me dashje’.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Ndërkohë që Kastrati është arrestuar në një palestër, gjatë kontrollit në banesën e tij nga Policia e Shtieti i është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Në pranga gjithashtu është vënë dhe A.S 38 vjeç, banues në Shëngjergj të Tiranës, i cili është dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Ndërkohë që gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij,  23 vjeçarin Shkëlqim Kastrati.

Njoftimi i policisë:

Tjetër operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor “Fitness”

Operacioni nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. 

Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë. Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Shpallet në kërkim shtetasi që ju kishte lënë dy personave të arrestuar banesën e marrë me qera prej tij. Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

Gjithashtu gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit :

A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Nga kontrolli i banesës së përkohshme në rrugën e “Durrësit”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit, Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.

Njekohësisht gjatë operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Ll i cili kishte strehuar në banesën e marrë me qera prej tij, 23 vjeçarin Sh. Kastrati.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Pas

Skandal/ Bashkitë nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit (lista)

Para

VIDEO/ Çuditën me performancën e tyre, por cilat ishin prapaskenat e show-t që dhuruan australianet në Eurosong. Zbulohet misteri…

Para
VIDEO/ Çuditën me performancën e tyre, por cilat ishin prapaskenat e show-t që dhuruan australianet në Eurosong. Zbulohet misteri…

VIDEO/ Çuditën me performancën e tyre, por cilat ishin prapaskenat e show-t që dhuruan australianet në Eurosong. Zbulohet misteri…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.