Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga policia italaine është arrestuar Genc Lokun, që cilësohet si i ‘pakapshëm’ nga policia, pasi kishte arritur disa herë të arratisej.
Sipas Ansa-s 25-vjeçari akuzohet për krime kundër personit, ndërsa arrestimi i tij është bërë nga policia e Casera-s.
I riu shqiptar është lokalizuar nga karabinierët falë një foto që ai kishte postuar në ‘Facebook’, pasi pas imazhit të tij shihej një tabelë e qarkullimit rrugor.
Në lidhje me shqiptarin në vitin 2014 autoritetet shqiptare i kishin dërguar homologëve italianë një urdhër-arrest, ndërsa ai ishte dënuar me 4 vjet burg. E njëjta gjë kishte ardhur dhe nga Gjermania.
(J.V/Shuplaka)