Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim nga Italia. Bëhet fjalë për Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet.
Sa mësipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
DETAJET E POLICISË:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Me datë 06.09.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Specialistët e Zyrës së Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Edmond Como, 42 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/ Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian.
Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar mëparë po në këtë shtet. Sa mësipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)