Ruzhdi Muharremi, 61 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni, është arrestuar nga ana e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë.
Ndaj këtij shtetasi autoritetet gjyqësore në Varazdin-Kroaci, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar numër 30 K-289/12-29, datë 04.05.2016 për veprën penale “Mashtrim ekonomik”.
DETAJET E POLICISË:
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 5 vite burg për “Mashtrim ekonomik”. Më datë 03.12.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar :
Ruzhdi Muharremi, 61 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni. Ndaj këtij shtetasi autoritetet gjyqësore në Varazdin-Kroaci, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar numër 30 K-289/12-29, datë 04.05.2016 për veprën penale : “Mashtrim ekonomik”, parashikuar nga neni 293/1 i Kodit Penal Kroat. Maksimumi i dënimit është 5 vjet burgim.
Discussion about this post