Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “sgfrytëzim prostitucioni” dhe “përdhunim”.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.Gj, 43 vjeç, i cili është dënuar me 5 vite burg në shtetin fqinj, ku dhe do të ekstradohet.
Njoftimi:
Durrës
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.
Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post