Në Durrës është arrestuar nga policia një 52-vjeçar pasi Gjykata e Genovës, ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni”. I arrestuari është 52-vjeçari Agim Kolgjini. Ai njihet nga të gjithë si pjesë e bandës “Kanun”.
Detaje:
Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: • Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.
Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian. A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post