Policia e Dibrës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale B. C., me qëllim ekstradimi në Gjermani.
Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Njoftimi i plotë
Kapet dhe arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi në Gjermani
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit maqedonas :
B.C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.