Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person i cili ishte i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Edmond Prendashi, 32 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
DETAJE:
Dje u bë e mundur kapja dhe ndalimi i këtij personi, ndërsa ishte shpallur në kërkim me datë 10.08.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur për këtë shtatas masën e sigurisë “Arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post