Juljan Dautaj (ose ndryshe Mikel Serjanaj), 40 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar në Vlorë. Kjo pasi ai ishte në kërkim për një vrasje me thikë ndodhur në vitin 2001 në Athinë.
Ngjarje ka ndodhur në vendin e quajtur ”Kalithea” ,Athinë, Greqi, ku shtetasi Juljan Dautaj ka vrarë me mjete të ftohta prerëse (thikë) shtetasin K.P.. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
DETAJET:
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ! Kapet nga policia një shtetas i shpallur në kërkim për Vrasje me dashje !
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :
Juljan Dautaj (ose ndryshe Mikel Serjanaj), 40 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale ‘’ Vrasje me dashje’’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ngjarje e ndodhur më datë 27.11.2001, në vendin e quajtur ”Kalithea” ,Athinë, Greqi , ku shtetasi Juljan Dautaj ka vrarë me mjete të ftohta prerëse (thik) shtetasin K.P.. Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
(E.K.SHUPLAKA)