Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është kapur nga ana e Policisë Kufitare në Morinë, Kukës.
Ai është identifikuar si Jakup Smaili, 60-vjeç me banim në Kosovë. Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.
NJOFTIMI:
Më datë 24.11.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor me qëllim esktradimi, të shtetasit kosovar;
-Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbice.
Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, rezultoj shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.
Autoritetet Gjyqësore Gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me nr.1211 AR 1128/93, datë 27.01.2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
Maksimumi i dënimit, burgim i përjetshëm. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb)