11:24 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkohen në gjithë botën për 725 milionë dollarë, arrestohet kunati i vëllezërve indianë

13:38 | 22/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Urdhëri i gjykatës amerikane/ Zhdukën 725 milionë dollarë, vëllezërit indian jetojnë në Shqipëri

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka arrestuar kunatin e vëllezërve indianë, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri. (LEXO KËTU) 

Hiteshkumar Patel është kapur në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi.

Përmes kompanisë “Sterling”, Nitin dhe Chetan Sandesara kanë marrë 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, para të cilat i zhdukën përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”.

Autoritetet indiane dyshonin se vëllezerit Sandesara ishin arratisur në Nigeri, por prej shkurtit të vitit të kaluar, ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë duke investuar në ndërtimin e pallateve në Tiranë dhe resorteve turistike në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Mbetet e paqartë nëse vëllezerit Sandesara ndodhen aktualisht në Shqipëri, apo janë larguar pas publikimit të skandalit. Por, arrestimi i Hiteshkumar Patel përbën një zhvillim të rëndësishëm në atë që mund të jetë një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri.

Njoftimi:

Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë.

Interpol Tirana  në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian.

H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri

Ky shtetas është  kapur në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi.

Gjykata Patiala  House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohet kunatiHiteshkumar Patelvellezerit indiane
Pas

Video prekëse, Granit Xhaka lumturon tifozin e vogël me aftësi të kufizuara

Para

Prej 10 muaj shërbim babai surprizon djalin e tij, momente prekëse (Video)

Para
Prej 10 muaj shërbim babai surprizon djalin e tij, momente prekëse (Video)

Prej 10 muaj shërbim babai surprizon djalin e tij, momente prekëse (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.