15:39 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkohet dorëheqja e tij, reagon Alket Hyseni: Nuk do harxhoj kohë dhe nerva, ja kujt i kërkoj ndjesë!

13:14 | 20/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkohet dorëheqja e tij, reagon Alket Hyseni: Nuk do harxhoj kohë dhe nerva, ja kujt i kërkoj ndjesë!

Deputeti socialist Alket Hyseni ka reaguar sot pasi është vënë në qendër të kritikave në rrjet lidhur me deklaratat e tij, ku krahasonte ish-kryeministrin Berisha me fëmijët autikë.

Në përgjigje të Emanuela Pepkola Zaimit, e cila është drejtuesja e fondacionit për fëmijët autikë, Hyseni përpiqet që të sqarojë se qëllimi i tij nuk ka qenë aspak ai i ofendimit të fëmijëve me nevoja specifike, ndërsa thotë se kërkon ndjesë për këdo që është ndjerë i fyer, po jo asppak për kundërshtarët e tij politikë.

Reagimi i Hysenit:

Pershendetje zj. Emanuela Pepkola Zaimi !
Ne respekt te punes se palodhur qe ju beni por edhe si nene, si dhe duke besuar se dini te mos e perzieni misionin tuaj human me politiken, me lejo te sqaroj se komenti im ne asnje rast dhe askurre nuk synon tefyeje ndokend. Ne asnje diskurs politik sdo lejoja te perdorja perpjekjet dhe punen titanike te familjareve te femijeve speciale apo me AK, shume prej te cileve i kam miq dhe e njoh nga afer betejen e tyre. 

Reagimi im ishte ne mbrojtje te te drejtave te nje qytetareje, nje gruaje, nje bashkeshorteje dhe nje nene qe pergojohej pa te drejte. Prisja qe te solidarizoheshin te pakten zonjat aktive ne jeten shoqerore, jo duke mbeshtetur postimim tim, por duke goditur shpifjen dhe baltosjen e grave ne politike dhe angazhim social e shoqeror. Une nuk reagova per vete sic nuk kam reaguar fare edhe me pare kur jam etiketuar vetem une nga i njejti personazh. 

Gjithsesi,ne solidaritet dhe vleresim per mijera nena dhe baballare te femijeve speciale apo me AK, dashurive te medha te zemres se tyre, ketyre krijesave te mbrekullueshme qe ndoshta u veshtiresojne diten, por u zbukurojne jeten, qe shumeshpesh shfaqin me shume dashuri dhe miresi se kushdo tjeter, nese jane ndjere sadopak te prekur apo fyer , qofte edhe nga perdorimi letrar i termave, une kam kurajon dhe moralin per te kerkuar ndjese. 

Ndjese po ashtu se sadoqe bashke me koleget e mi deputete kemi bere shume pune te mira per t’i ndihmuar, per te permiresuar sadopak jeten e tyre, per te bere nje legjislacion me human dhe social, duke permiresuar dhe lehtesuar arsimimim e ketyre femijeve me me shume mesues speciale, duke rritur perkrahjen financiare per organet shteterore dhe familjet e ketyre femijeve, perseri nuk kemi bere aq sa duhet, sepse mundemi dhe do bejme patjeter me shume. 

Sa i takon ithtareve politik dhe atyre qe komentojne me fyerje dhe mungese etike, per ata nuk harxhoj as kohen as nervat. 

Duke ju uruar suksese ne misionin tuaj fisnik, ju garantoj se mirenjohjen dhe mbeshtetjen time personale, dhe jam i bindur edhe gjithe kolegeve te mi do e keni vazhdimisht. Disa sfida kapercehen vetem duke qene sebashku.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Pas

Pranga 34-vjeçarit shqiptar, qeni i zbuloi drogën e fshehur brenda makinës

Para

Dosja Lazarati, tensione tek Krimet e Rënda, familjarët e të akuzuarve godasin gazetarët dhe gjyqtarët

Para
Dosja Lazarati, tensione tek Krimet e Rënda, familjarët e të akuzuarve godasin gazetarët dhe gjyqtarët

Dosja Lazarati, tensione tek Krimet e Rënda, familjarët e të akuzuarve godasin gazetarët dhe gjyqtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Përplasi mjetin bujqësor ku mbetën të plagosur tre persona, arrestohet shoferi 28-vjeçar (EMRI)

Pelegrinazhi i Haxhit, sot dita e Arafatit! Miliona vetë kremtojnë datën e shenjtë

Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

Pranoi fajësinë, Gjykata në Kosovë dënon Vllajiç me 5 vite burg për spiunazh

Sulmi ndaj bazave ruse, Moska lëshon urdhër arresti për pronarin e kamionëve

Jo vetëm ndeshja Shqipëri-Serbi, një tjetër aktivitet “paralizon” rrugët në Tiranë

Merz në SHBA për takim me Trump, ekspertët: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë!

Finlanda i tregon forcën Rusisë, avionët luftarakë ulen në mes të autostradës

Avokati i bllokon derën deputetëve në Kosovë: Nuk dilni pa konstituuar Kuvendin!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.