Forumi Rinor i PD dhe LRI-së po vijojnë të protestojnë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
“Protestë pranë Ministrisë së Brendshme. Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia”, shkruan në Facebook, Partia Demokratike.
“Ne jemi të vendosur dhe do qëndrojmë çdo ditë këtu, derisa Edi Rama dhe Xhafaj të largohen nga ky vend. Hollivudi na ka zili me këtë film dhe me këta aktor. Ne do vijmë çdo ditë këtu, për të sensibilizuar të gjithë. Jemi kundër krimit dhe drogës, pa Xhafën, Ramën, Tahirn dhe të gjithë kriminelët e Partisë Socialiste. Jemi pro hapjes së negociatave”, ka thënë kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Ndërsa kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, tha se sot jemi edhe më shumë të motivuar për ti çuar një mesazh Edi Ramës që të largohet sa më shpejt nga Shqipëria.
Ndërkohë që protestuesit dëgjoheshin duke thirrur: “Rama ik, Xhafaj ik, jo qeveri e krimit dhe e drogës, poste shteti i drogës”.
(M.Q/Faxweb)