Ka pasur debate të forta sot në Komisionin e Edukimit dhe të medias, ku në seancë po diskutohej mbyllja e portalit satirik kryeministri.al.
Në seancë ishte thërritur për të dhënë sqarime kreu i AKEP, Ilir Zela. Sipas demokratëve ai ka marrë urdhër nga kryeministri Rama për të bllokuar fjalën e lirë.
Ndërkohë një tjetër mendim kishin deputetët e majtë të komisionit, sipas të cilëve portali duhej që të mbyllej për shkak se dezinformonte publikun, duke përdorur simbolet e institucionit të kryeministrisë.
Krahasuar me dy ditë më parë, ku debati mes deputetëve degjenderoi në fyerje personale, tonet sot ishin më të qeta, teksa Vokshi u shpreh: Mos bërtisni më këtu se latë nam!
Portali pak para se të mbyllej kishte bërë një njoftim se: Kërkohet ministër për punët e pista.
(E.K/FAXWEB.AL)