Ditën e nesërme (4 tetor) do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft-opinionin e Komisionit të Venecias; konfirmojnë burime nga vetë presidenca.
Po kështu, do të bëhen publike edhe pyetjet e presidentit Ilir Meta për Komisionin e Venecias mbi shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje.
Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias do të jepet në datën 11 Tetor, ku drejt Italisë pritet të udhëtojnë dhe presidenti Meta, së bashku me këshilltarët e tij, ndërsa nga mazhoranca do të jetë i pranishëm kreu i grupit socialist Taulant Balla.
Në raportin paraprak të Komisionit të Venecias thuhej se presidenti Meta ishte në tejkalim të kompetencave të tij Kushtetuese, kur vendosi që të shtynte zgjedhjet e 30 Qershorit, po shkelja nuk mund të quhet aq e rëndë sa të pasojë me shkarkimin e tij.
(E.K/Faxweb.al)