01:45 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkohet shtimi i anëtarëve në SPAK, kush janë dy prokurorët që plotësojnë kriteret

11:02 | 27/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

Arben Kraja

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtimin e dy prokurorëve për t’u emëruar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se dy prej emrave që plotësojnë kriteret, janë drejtuesja e Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, e cila ka kaluar me sukses në shkallët e vetting-ut, dhe drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar vetting-un pa asnjë problematikë.

Në mbledhjen e ditës së sotme të KLP-së pritet të shqyrtohet kërkesa për shtimin e anëtarëve, që ka qenë një nga shqetësimet e vazhdueshme të kreut të SPAK Arben Kraja.

Pak kohë më parë, Kraja propozoi që ti bashkohen SPAK-ut dhe dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët morën mandatin pas votimit në KLP, duke e çuar në 10 numrin e anëtarëve të Prokurorisë së Posatshme.

Ndërkohë që 8 prokurorët e parë që u betuan për në SPAK janë: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.

Për ta bërë tërësisht funksionale SPAK-un do të duhet të jenë 15 anëtarë, në mënyrë që dhe ritmi me të cilën do të hetohen dosjet të jetë më i shpejtë.

Në mbledhjen e sotme të KLP, pritet të ndryshoj rregulli për antarët e SPAK, për t’u bërë pjesë vetëm nëse kanë kaluar në vetting, në dallim nga gara ku ishte punuar fillimisht si në rastin e pikëzimit të 15 kandidatëve.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Video/ Edi Rama takohet me kancelaren Merkel, fokusi te mbledhja e donacioneve për tërmetin

Para

Mblidhet tryeza për Zgjedhoren, katërshja e Reformës kërkon ndihmën e ekspertëve

Para
Mblidhet tryeza për Zgjedhoren, katërshja e Reformës kërkon ndihmën e ekspertëve

Mblidhet tryeza për Zgjedhoren, katërshja e Reformës kërkon ndihmën e ekspertëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.