Ministria e Brendshme ne Maqedoni ka refuzuar kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, që të mërrë 20 truproje.
Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se sipas vlerësimeve të kryera nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojave do të mbetet aq sa i takon me ligj, gjashtë.
Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve të ketë 20, pasi sipas tij, ka pasur kërcënime me jetë.
Jozyrtarisht, Gruevski përderisa ka ushtruar funksionin e kryeministrit, për 10 vite ka pasur gjithsej 78 truproje, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit në MPB, Gruevski ka vetëm 6 truproje, siç e parasheh ligji.
Ndërkohë i pyetur rreth përgatitjeve të MPB-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, ministri i brendshëm Oliver Spasovski u shpreh se MPB-ja është e përgatitur për zgjedhjet lokale.
“Përgatitemi që qytetarëve maksimalisht t’ju ofrojmë zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm, njofton Alsat M.
(B.H/Shuplaka)