Aktivisti dhe besimtari Ilir Hoxholli i ka reaguar avokatit Spartak Ngjela pasi ky i fundit kërkoi arrestimin e myftiut Ylli Gurra.
Hoxholli shkruan se e njeh mirë myftiun dhe se nuk ka më patriot dhe atdhetar se ai, ndërkohë që shigjeton Ngjelën duke i kujtuar se ai ka bërë deklarata publike ku ka bërë thirrje për të djegur Shqipërinë, duke nënkuptuar deklaratat e Ngjelës që pati bërë menjëherë pas protestës së 21-janarit 2011-të ku u vranë 4 persona. Ngjela pas protestës ishte shprehur se opozita ishte gati për ta korrur fitoren edhe me 13 mijë të vdekur.
Aktivisti shkruan gjithashtu se po flasin maskarenjtë që strofullën e fundit kanë patriotizmin.
POSTIMI I PLOTË:
Dy fjale per Myftiun e Tiranes
E njoh prej vitesh dhe ju them me bindje se nuk ka me patriot e atdhetar se ky njeri. Njeriu qe per festa ka valvitur flamujt kombetar neper minare, jo si disa qe flasin per heronj e flamujt kombetare jane te lene pertoke. I ka prekur te varferit me duart e tij, i ka ndihmuar, jeton me dhimbjet e tyre. Mund ta quash simbol te harmonise fetare dhe faktet flasin. Po pse sulmohet? Per çfare, kaq brutalisht shpifet per ta nxjerre nga konteksti, pse?Flasin personat qe para 6 vitesh bene deklarata per ta djegur Shqiperine. Nuk i hyri asnje gjemb ne kembe, perkundrazi kane hapesire ne media dhe mund te thone çte duan. Eshte njelloj sikur te godasesh Vehbi Dibren, Ibrahim Dalliun, Sabri Koçin, sepse pikerisht kjo eshte feja qe ka ky njeri. Flasin ata qe vendi lengon prej tyre prej 27 vjetesh, flasin maskarenjte qe strofkullen e fundin kane “patriotizmim”. Sa keq o vendi im qe kete burre qe e duartrokiti Parisi e perdhosin palacot qe nuk i besojne as vete ato qe thone… E kur flasin per Skenderbeun flamujt i lene pertoke, e kur flasin per “destabilizimin”e myftiut, vete i vune flaken vendin para disa viteve, mos u merzitni shenja te Kijametit, fali Myfti se nuk dine cfare thone…
POSTIMI I NGJELËS:
A kanë forcë shqiptarët të arrestojnë dhe të dënojnë myftiun Ylli Gurra?
Ky është një barbar osman tipik si myftiu Musa Qazimi i Esad Toptanit.
Një osman barbar na quan turq ne shqiptarëve që jemi populli më i vjetër i Europës, pasardhës të Aleksandrit të Maqedonisë; Pirros së Epirit, Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Fan Nolit Gjergj Fishtës dhe të shënjtores së madhe Nënë Tereza?
Si qënkemi turq mor, palaço ne që kemi shpëtuar Perëndimin nga barbaria osmane!
Kjo është vlera më e madhe e shqiptarëve.
Si ka mundësi që të lejohet një injorant agresiv që mbron tezën e Beogradit agresiv dhe Athinës agresive, pushtuese territoresh shqiptare, se shqiptarët janë turq?
Ne kemi gjuhën më të vjetër në Europë, dhe kemi vrarë aq pushtues turq në 500 vjet, sa sot do të ishte dyfish popullsia e Turqisë.
Nëse kjo prokurori e dominuar nga hordhitë otomane Berishë- Beograd, nuk respekton Kodin Penal për fyerje të tharmit shqiptar nga një barbar, kjo do të përbëjë krim që do ta ndjekë vetë prokurorinë e sotme kompetente shqiptare, menjëherë sa të formohet SPAK.
Ja krimet që ka konsumuar Ylli Gurra;
Neni 265 i Kodit Penal:
“Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve raciale, nacionale ose fetare… dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet”.
Neni 268 i Kodit Penal:
“Poshtërimi botërisht i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit… dënohet deri në dy vjet burg”.
Neni 266 i Kodit Penal:
“Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë… duke fyer ose shpifur për to….dënohet gjer në 5 vjet burgim”.
Nëse prokuroria shqiptare nuk e ka filluar çështjen penale kundër barbarisë antishqiptare, tregon se ka frikë nga antikorrupsioni dhe shpreson në destabilizim shoqëror në Shqipëri.
Nuk ka destabilizim në Shqipëri, le të lodhen së prituri të gjithë barbarët dhe të korruptuarit.
Unë nesër, duke bërë detyrën ndaj kombit tim, paraqes denoncimin me shkrim përpara Prokurorit të Përgjithshëm.
I ftoj të gjithë shqiptarët të denoncojnë shëmtimin barbar në Shqipëri përpara prokurorisë shqiptare.
Sa më shumë denoncime, aq më i lartë patriotizmi shqiptar.
Barbarët e kanë marrë gjithmonë humanizmin europian si dobësi.
Por ky myfti ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka fyer shqiptarët në vendin e vet. Po e ndjen veten turk, të marrë gjithë taborin e tij me ardhacakët, e të ikë në Anadoll; por pas dënimit.
Kjo ka mijëra vjet që është toka e shenjtë e shqiptarëve.
(B.H/Shuplaka)