Pasi kërkoi që drejtorët e hipotekave të japin dorëheqjen, kryeministri Edi Rama sqaroi se një komision i veçantë do të ngrihet për të shqyrtuar punën e tyre dhe aftësinë e atyre që do të rikthehen sërish në punë.
“Drejtorja e përgjithshme do të ngrejë një komision të veçantë për të parë kapacitetin, disponibilitetin dhe gadishmërinë e atyre që janë në hipotekë për të punuar në hipotikë. Nuk po hy te historitë e kushërinjve, historitë me katër kushërinj në një zyrë e në një zyrë tjetër tre krushq.
Kështu që të gjithë të jepni dorëheqjen, as nuk më intereson fare nga cila rrugë vini, e partisë, krushqisë, shoqërisë, kjo histori këtu mbaron. Pastaj në proces do bëhen të gjitha verifikimet, që nga ndjekjet penale, te rimarrja në punë, e të gjithë atyre që kanë profesionalizëm dhe do bëhet nga një komision i posaçëm që do ngrihet nga drejtoria e hipotekave.
Ju them dorëheqje për një arsye, se nuk është se nuk bëhet dot me shkarkime, por sepse kjo është një zonë pune e vështirë.”, deklaroi Rama.
Gjatë takimit të sotëm me drejtorët e hipotekave, kryeministri kërkoi që ata nga i pari tek i fundit të jepnin dorëheqjen brenda 24 orëve. (D.D/Shuplaka)