Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë Tiranë, Redi Molla për heqjen e sekuestros ndaj celularit të bashkëshortes së tij.
Celulari i sekuestruar nga SPAK pritet të kalojë në sitën e hetuesve me qëllim gjetjen e provave të mundshme, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Redi Molla është ish-drejtori i bashkisë së Tiranës, si edhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.