Gjykata Administrative ka rrëzuar një nga kërkesat e Shkëlqim Selamit për pezullimin e vendimit. Mësohet se ish-deputeti nuk ka qenë i pranishëm në seancë.
Avokati përfaqësues i tij kërkoi pezullimin e vendimit derisa çështja të shqyrtohet në themel, por kërkesa është rrëzuar, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 29 dhjetor për heqjen e mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami, Dashamir Tahirin dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Ky vendim erdhi pas deklaratës së Prokurorisë më 20 dhjetor, e cila publikoi rastet e tri politikanëve që prekeshin nga dekriminalizimi. (XH.A/SHUPLAKA)