19:59 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkoi lirinë si ”të fortët” e tjerë, Gjykata merr vendimin për Shullazin dhe bandën e tij

13:55 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin/ Debate të ashpra në sallë mes gjyqtares dhe të pandehurit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe katër anëtarëve të tjerë për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjyqtarët që morën vendimin për rrëzimin e kërkesës së Shullazit ishin Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë erdhi pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku duket se dhe Shullazi kërkon të njëjtat përfitime.

Vetëm në këtë fillimviti janë bërë publike lirimi nga burgjet i dy anëtarëve të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaverit, nga ana e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Dokle ishte dënuar me burg përjetë, por u lirua me kusht nga ana e gjykatëses së Krujës Enklejeda Hoxha, ndërsa Sulejmanit iu falën rreth 5 vite burg, që i kishin mbetur nga dënimi me 25 vite.

Kujtojmë se Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda, vendim me të cilin ai nuk ka rënë dakord asnjëherë.

Shullazi është dënuar me 12 vjet për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj”, 10 vjet burg për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”, dhe në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një burgim të vetëm prej 14 vitesh burgim.

Nga ana tjetër Shullazi u shpall i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka, i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij, i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Po ashtu Gjykata shpalli të pafajshëm Shullazin për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Emiljano Shullazirefuzohet kerkesa e shullazitshullazi
Pas

Pi drogë në ambient publik/ Faxweb.al zbulon se kush është kryebashkiaku i videos së famshme

Para

Roberti bëri komentin epik tek foto e Morena Tarakut, reagon Nora

Para
Roberti bëri komentin epik tek foto e Morena Tarakut, reagon Nora

Roberti bëri komentin epik tek foto e Morena Tarakut, reagon Nora

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, automjeti humb kontrollin dhe përplaset në parking pranë këndit të lojërave

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

Kosova dështon për herë të 37-të të konstituojë Kuvendin

Deklaratë e fortë nga Trump: Gazetarët e lajmeve të rreme të CNN dhe NYT duhet të pushohen nga puna, njerëz të këqij!

Reforma e Autonomisë Spitalore merr jetë, Ministrja Koçiu diskuton rezultatet me drejtuesit e spitaleve dhe ekipin turk mbështetës

Gruaja gjendet e vrarë në shtëpi, bashkëshorti mbytet në liqen, hetime për vrasje-vetëvrasje

Gaza merr ndihmat e para mjekësore pas dy muajsh bllokadë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.