Është zbardhur vendimi i pak ditëve më parë të Gjykatës së Lartë mbi rekursin e Arben Frrokut. Mësohet sot se kjo gjykatë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit për Krimet e Rënda mbi Mark Frrokun me dënimin me burgim të përjetshëm të tij.
Vetëm sot është bërë zbardhja e vendimit që refuzoi rekursin. Në seancën e 8 qershorit, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin mbrojtës për Arben Frrokun dhe mori vendimin në Dhomë Këshilli pa kaluar në seancë gjyqësore, ku vendosi të rrëzojë ankimimin.
Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, ndodhet aktualisht në Holandë dhe është në pritje të ekstradimit. Ai akuzohet për vrasjen e Lamajt më 24 shkurt 2013, i cili u vra me kallashnikov teksa po lëvizte me mjetin e tij tip “Lancia”.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post