16:21 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kërkoi seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i përgjigjet Ramës, ç’do ndodhë nesër

10:49 | 21/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Seancë e jashtëzakonshme, mazhoranca voton dy komisionet e Vettingut, këmbehen dy deputetët

Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme nesër, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Në reagimin e menjëhershëm të tij, Kuvendi sqaron se nesër do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme plenare ku ndër të tjera pritet të shkarkohet kreu i KQZ-së, Denar Biba; të emërohen zv/kryeministri dhe 6 ministrat; të shqyrtohet dhe miratohet paketa ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore.

Njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë:

Për Kërkesën e Kryeministrit për mbledhjen e Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm

Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.

Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave; Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe afatet e parashikuara në të, Kryetari i Kuvendit do të nxjerrë urdhrin për mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm dhe do të publikojë rendin e ditës. 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramakerkeseKuvendi i Shqiperisereagim
Pas

Rama kërkesë Kuvendit: Seancë e jashtëzakonshme, të shkarkohet dhe kreu i KQZ

Para

Nishani DEKRETON 25 qershorin për zgjedhjet parlamentare dhe ato në Kavajë

Para
Nishani fton Ramën dhe Bashën në Presidencë në orën 19:00 për një takim të dytë

Nishani DEKRETON 25 qershorin për zgjedhjet parlamentare dhe ato në Kavajë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.