Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së pare për Ferdinand Rukaj, i shpëtoi dënimit me burg të përjetshëm pasi kërkoi gjykim të shkurtuar.
Në seancën e fundit ai ka kërkuar mëshirë nga togat e zeza. Rukaj i sqaroi gjykatës se nuk e kishte menduar ndonjëherë që do mund të vriste gruan e tij. Por sipas tij ajo sillej shumë keq me të dhe herë pas here krijonte debate. Pavarësisht pendimit, gjykata e ka dënuar me 35 vite burg.
Tre dhjetorin e vitit të kaluar, Rukaj vrau në Fier, gruan e tij Liljana duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.
“E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”,- ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.