Gjykata e Apelit të Vlorës nuk ka pranuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë, bërë nga Armando Sulejmani, i mbijetuari i vetëm nga atentati i 17 shkurtit në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti ku mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani.
Armando Sulejmani i njohur më nofkën ”Cipuri” nuk ka pranuar të japë detaje të cilat do të ndihmonin hetimin.
Nga ana tjetër ai ka kërkuar të zbutet masa e sigurisë “arrest me burg”, por sipas burimeve të faxweb.al gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë.
42 vjecari do të vazhdojë të mbetet në burg me akuzën e “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve.
Sulejmani është i njohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar dhe më herët për vrasje.
Atij iu bë atentat në lagjen “Pavarësia” më 17 shkurt të këtij viti ku arriti të mbijetonte i plagosur, ndërsa vdiqën 2 të njohurit e tij që ndodheshin me të në makinë, Orest Rexho dhe Arjan Hasani.
Edhe pse policia shoqëroi rreth 17 persona nuk arriti të bjerë në gjurmë të autorëve. Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë. Në momentin që kanë mbërritur në zonë, makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel. Viktimat nuk kanë pasur mundësi reagimi.Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.