Rudina Hajdari është përjashtuar nga nënkomisionet për Reformën Zgjedhore, pavarësisht se ajo ka qenë një nga iniciatoret e ndryshimeve në sistemin zgjedhor.
Në mbledhjen që është parashikuar të mbahet ditën e enjte, 24 tetor, në orën 9:30, emri i Hajdarit nuk figuron në asnjë nga grupet që do të krijohen për ndryshimin e sistemit apo për financimin e partive politike.
Megjithatë burime bëjnë me dije se Hajdari vijon të mbetet pjesë e komisionit, edhe pse nuk i është caktuar asnjë detyrë e re, ajo do të mbajë pozicionin e bashkëkryetares, së bashku me Gjiknurin.
Ky përjashtim i Hajdarit vjen një ditë pasi ajo kërkoi zgjedhje të parakohshme ditën e djeshme, pas dështimit të Shqipërisë për të hapur negociatat me BE-në.
Rendi i ditës:
- Konstituimi dhe raportimi i grupeve të punës;
- Prezantimi i paketës së parë që adreson rekomandimet e ODIHRit për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administrës.
Gjithashtu, me porosi të bashkëkryetarëve grupet e punës të takohen të mërkurën për të diskutuar.
Grupet e punës si vijon:
Sistemi zgjedhor:
Damian Gjiknuri & Bashkim Fino
Myslim Murrizi & Nimet Musaj
Financimi i partive politike:
Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati
Arben Elezi & Ralf Gjoni
Emigrantët:
Alket Hyseni & Adnor Shameti
Korab Lita & Adriatik Alimadhi
(E.K/Faxweb.al)