Deputeti i opozitës parlamentare, Alban Zeneli ka sqaruar në Fax News deklaratën e tij bërë së fundmi se shtyrja e mandatit të Komisionit të ngritur për hetimin e Ilir Metës në lidhje me dekretin për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, bëhet për pazare politike.
Zeneli tha se, shtyrja dhe zvarritja e këtij procesi si dhe shtimi i çështjeve si ajo për emërimet në Kushtetuese për një veprim përfundimtar për Presidentin, bëhet për konsum politik dhe pazare që sipas tij jemi mësuar ti shikojmë prej 30 vitesh mes politikanëve.
“Sot ishte dita e mbledhjes së Komisionit Hetimor për dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet e 30 Qershorit. Unë isha dakort që gjithçka të shqyrtohej sa më parë sepse Komisioni pothuajse e ka kryer qëllimin e vet. Nuk është koha që ne të ulemi dhe të diskutojmë edhe njëherë ato që i kemi diskutuar. Koha është shumë e shkurtër për të marrë vendimin e duhur për arsyet pse është ndërtuar ky Komision. Nuk jemi as nuk do të jemi dakort me asnjë shtyrje të punimeve. Ne kemi ezauruar gjithë kohën, format, mënyrat dhe mjetet që ka në dispozicion Komisioni Parlamentar. Duhet ta shqyrtojmë në themel atë që kemi konstatuar dhe të marrim një vendim përfundimtar. Ky është një rast tepër i veçantë për Shqipërinë që nuk ndodh shpesh të ketë një nismë për shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi”, tha Zeneli.
Keni deklaruar se po synohet të bëhen pazare, për çfarë bëhet fjalë?
Zeneli: Po të rikthehemi që nga nisja e kësaj çështjeje, kemi një retorikë më shumë politike nga sferat më të larta të saj, kryesisht nga mazhoranca. Ne kemi kërkuar të hetohet jo Presidenti, por çdo kush që cënon drejtësinë. Se si do merret vendimi si nga ky Komision apo nga çdo institucion, secili ka qëndrimin përsonal se si do votojë për Presidentin. Mazhoranca e ka marrë si kalë beteje dhe me shtyrjen e hërëpas’hershme tregon se nuk kërkon atë që thuhet, por për kosnum politik duke denigruar inteligjencën e shqiptarëve dhe gjithë aktorëve në vend.
A jeni dakort që hetimi ndaj Metës ti shtohen edhe hetimet për emërimet në Kushtetuese?
Zeneli: Në mendimin tim është legjitim si të qënurit në Parlament nga përfaqësuesit e opozitës parlamente. Në kënvdvështrimin tim nuk është rruga e duhur që ti shtohet kësaj çështje ndaj Presidentit një tjetër që nuk është e rëndësishme sa e para, zgjedhjet e 30 Qershorit. Le të mbyllet kjo çështje pastaj të niset një hetim tjetër nëse është nevoja. Duhet të dalim me një raport final dhe Kuvendi të vendos me vota nëse është shkelur apo jo Kushtetuta nga Presidenti i Republikës. Shtyrja e mandatit të Komisionit, bëhet vetëm për pazare që ne i kemi parë gjatë 30 viteve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)