Prej dy ditësh, një numër i madh i banorëve nga zona të ndryshme janë paraqitur në spitalin e Prrenjasit me shenja të dhimbjes së barkut e të vjella, dhe disa persona ia kanë faturuar këtë ndodhi ujit të pijshëm, duke thënë se ai i ka infektuar personat në fjalë.
Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe Bashkia Prrenjas, duke thënë se uji i pijshëm në zonë është brenda normave dhe parametrave për tu konsumuar.
Gjithashtu, iunstitucioni vendor ka dënuar ashpër edhe qarkullimin e pretendimit, duke thënë se “disa pseudofaqe që qarkullojnë në median sociale kërkojnë të keqinformojnë qëllimisht duke përhapur panik te banorët”.
Njoftimi i plotë i Bashkisë Prrenjas:
SQARIM PËR OPINION PUBLIK
Nisur nga disa pseudofaqe që qarkullojnë në median sociale dhe kërkojnë të keqinformojnë qëllimisht duke përhapur panik te banorët në lidhje me ujin e pijshëm.
Bëjmë me dije të gjithë banorët : Uji i pijshëm është brenda normave dhe parametrave për tu konsumuar.
Uji i është nënshtruar të gjithave analizave të nevojshme për të qënë pjesë e tryezave tona të përditshme. Të nderuar banorë mos u shqetësoni për faqe inekzistente që në thelb kanë si qëllim të përhapin panik pa marrë informacionin e nevojshëm.
Ju kujtojmë se çdo kush që kërkon të shpifë duke përhapur panik do të përballet me forcën e ligjit‼