12:24 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kërkon lidershipin e PD-së, Selami: Cili do të jetë kontributi im

17:41 | 28/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkon lidershipin e PD-së, Selami: Cili do të jetë kontributi im

Kandidati për kryetar për lidershipin e Partisë Demokratike Eduart Selami, në një deklaratë për mediat është shprehur se ai është i gatshëm t’i ofrojë

“Jam këtu të shpall kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet që vijnë, pas një humbje të padëshiruar për ne demokratët, por pas verdiktit të popullit shqiptar që në demokraci është ai që vendos më së fundi.

Unë mendoj që këto janë periudha sa të vështira, pak të mbasura me oportunitet, për një reformim dhe rinovim të vonuar të Partisë Demokratike, për ta ngritur Partinë Demokratike, aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore.

Është për të ardhur keq që megjithëse forca e parë politike ku unë kam patur kënaqësinë të jem një nga themeluesët e saj, koha e ka lënë mbrapa dhe këto zgjedhje pikërisht këtë treguan. Prandaj Partia Demokratike dhe demokratët duhet që të ecin me hapin e kohës dhe duhet ti paraprijnë e unë jam shumë i sigurtë që kjo do të vijë dhe ky do të jetë kontributi im në këto zgjedhje, për Kryetar të Partisë Demokratike.

Ajo ç’ka është kryesorja është një analizë e sinqertë, e hapur, e drejtpërdrejtë, brenda familjes politike, duke parë në rradhë të parë gjëra që na bashkojnë, sesa gjërat që na ndajnë.

Garat politike brenda partive, nuk janë të lehta dhe me demokraci që janë shumë herë më të formuara se Shqipëria. Po unë jam shumë i sigurtë që ne kemi eksperiencën dhe unë do të jap kontributin tim, që kjo garë të jetë një garë model, që jo vetëm ta nxjerri Partinë Demokratike me nje lidership më të të fortë, më pranë demokratëve, por ti ngjalli dhe një herë shpresën shqiptarëve dhe të jetë një forcë politike që ta ngrejë Shqipërinë aty ku ne synojmë të gjithë, një nga historitë më të mëdha të suksesit të shekullit 21.

Ju faleminderit, jam i hapur për pyetje.”

Ndërsa më tej, i pyetur nga gazetarët nëse mendon se përgjegjësinë për humbjen e PD-së e mbante vetëm Basha, Selami e mohoi një gjë të tillë.

“Jo, është e padrejtë dhe unë asnjëherë nuk e kam thënë dhe nuk është kështu. Por kuptohet ashtu siç merr pjesën më të madhe të kredive kur fiton, do të marrësh dhe pjesën më te madhe dhe kur … Kjo është natyrë e politikës. Patjetër që kjo humbje nuk është vetëm e Z. Basha. Do të jetë e padrejtë që të bëhet kështu dhe asnjëherë nuk e kam parë kështu, por unë mendoj që ka qënë ajo që unë e kam thënë dhe para dy vjetesh, ne qofte se e mbani mend, mungesa e shpreses, mungesë e besimit e cila na solli këtu ishte një kritikë miqësore brënda shtëpise, nuk u morëm vesh drejtpërdrejtë, fatkeqësisht nuk u dëgjuam, tani është bërë publike. Përsëri unë këtë nuk e mbaj  personalisht kundër Bashes, thjesht është një mundësi që ti japim një oportunitet demokratëve të zgjedhin lidershipin më të mirë dhe unë kam besim që me eksperiencën time të vjetër, me eksperiencën time në perëndim, jam gati ta ofroj një lidership bashkëkohor që të kthehet në shpresë për demokratët dhe për Shqipërinë.”, deklaroi Selami. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: eduart selami
Pas

Denoncimi nga Vlora: Prej disa orësh pa ujë dhe turistët po ikin, ujësjellësi ka numër amerikan dhe nuk përgjigjet

Para

Zaev uron Ramën për fitoren: Besoj të bashkëpunimi mes dy vendeve

Para
Zaev uron Ramën për fitoren: Besoj të bashkëpunimi mes dy vendeve

Zaev uron Ramën për fitoren: Besoj të bashkëpunimi mes dy vendeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.