Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier është paraqitur sërish eurodeputeti Fredi Beleri, i cili kërkon lirimin me kusht.
Tre seancat e mëparshme kane dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.
Ndryshe nga herët e tjera sot ka një interes me te madh nga mediat greke.
Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.
Aktualisht, duke llogaritur edhe afatet e paraburgimit, Belerit i kanë mbetur edhe pak javë nga mbarimi i dënimit, teksa ai kërkon lirim të parakohshëm për pjesën e mbetur.