Shtyhet për më datë 11 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së Belerit për tu betuar si kryebashkiak i Himarës.
Përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës pasi sipas tyre ligji nuk e njeh lejen për tu betuar.
Sakaq vetë Beleri ka thënë në gjykatë se në asnjë vend të botës nuk ndodh që bashkinë ta drejtojë ai që e ka humbur, duke iu referuar Jorgo Goros.
“Ka veprime politike pozicionimi të Edi Ramës para çdo seance. Nuk ndodh në asnje vend të botës që bashkinë ta drejtojë humbësi i zgjedhjeve”- ka thënë Beleri.
Ky i fundit u arrestua me 12 maj, 2 ditë para zgjedhjeve, i akuzuar për shitblerje votash.
Discussion about this post