02:39 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kërkoni një makinë të blinduar, udhëzimet që duhet të ndiqni dhe sa duhet të paguani

20:25 | 13/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkoni një makinë të blinduar, udhëzimet që duhet të ndiqni dhe sa duhet të paguani

Kohët e fundit janë shtuar shumë makinat e blinduara. Ato zgjidhen të përdoren nga persona të rëndësishëm, biznesmenë të fuqishëm dhe elementë kriminalë. Por legjislacioni shqiptar nuk lejon përdorimin e tyre pa patur më parë një leje të posaçme.

Ka disa rregulla dhe procedura për të gjithë ata që kërkojnë të përdorin mjete të blinduara.

Për pajisjen me një mjet të blinduar, ju duhet të paguani 3 milionë lekë të vjetra shkruan “Panorama”.

Leja është e përhershme por duhet të ndiqni udhëzimet e mëposhtme që ta përfitoni atë.

UDHËZIMET:

Në Nenin 71 “Karakteristikat konstruktive dhe fuksionale te mjeteve me motor dhe rimorkiove te tyre” të ligjit nr. 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës Shqipërisë”(i ndryshuar), përcaktohet:

Udhëzimi i Përbashkët i Ministrit të Brendshëm nr. 1362/2, datë 29.05.2006 dhe Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nr. 5495 prot, datë 31.05.2006 “Për karakteristikat konstruktive dhe funksionale të mjeteve të blinduara”.

“1 Të gjithë pronarët e mjeteve të blinduara që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë nevojë të pajisen me një autorizim të veçantë për t’u pajisur me targa regjistrimi

  1. Drejtuesit e mjeteve të blinduara, që i përdorin mjetet e tyre për qëllime transporti vlerash monetare, ose për qëllime të tjera sigurimi, eskortimi personash apo vlerash artistike etj., duhet të pajisen me një autorizim të veçantë vjetor të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
  2. Drejtuesit e mjeteve që i përdorin ato për qëllime personale private duhet të pajisen me një autorizim të veçantë të lëshuar nga drejtori i policisë së qarkut pas paraqitjes së kërkesës paraprake.
  3. Ndalohet pajisja e mjeteve të blinduara me targa metalike dhe leje qarkullimi, pa u pajisur më parë pronari i tyre me autorizim përkatës të drejtorit të Policisë së Shtetit, ose të qarkut sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2
  4. Autorizimi i veçantë i lëshuar nga autoritetet e mësipërme policore është i vlefshëm për drejtimin e mjetit vetëm nga personi që e ka në pronësi. Nëse pronari i mjetit do të drejtojë atë me drejtues mjeti të punësuar me kontratë të rregullt ligjore emri i tij, duhet të jetë i shënuar në autorizimin përkatës të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë apo i qarkut
  5. Ndalohet dhënia e këtyre mjeteve në përdorim apo me qira, kujtdo personi tjetër, që nuk është i autorizuar nga policia dhe që në autorizimin përkatës nuk është shënuar emri i tij.
  6. Në rast të ndërrimit të pronësisë, automjetet e blinduara ndalohet të qarkullojnë, derisa pronari i ri të pajiset me autorizim të veçantë nga drejtori i Përgjithshëm apo drejtori i policisë së qarkut”.
Etiketa: blinduarligjimakinerregullaudhezime
Pas

Vjen firma, Lewandowski bavarez deri në 2021

Para

Peshkatarët e Sarandës kapin peshkaqenin 5 metra (FOTO)

Para
Peshkatarët e Sarandës kapin peshkaqenin 5 metra (FOTO)

Peshkatarët e Sarandës kapin peshkaqenin 5 metra (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.