Dashuria e madhe për futbollin ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në Angola gjatë një ndeshje në kampionatin vendas.
Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën nga një shtypje që ka ndodhur në stadiumin ku luhej ndeshja. Në mesin e viktimave, shumë vdiqën nga mbytja ose shtypja, ku mes tyre ka pasur edhe fëmijë.
Tragjedia ka ndodhur pas vetëm shtatë minutash lojë, qindra njerëz janë përpjekur të kalojnë hyrjen kryesore të stadiumit që ishte mbyllur por nuk ia dolën. Ajo që habit është edhe fakti se loja nuk u ndërpre edhe pse ndodhi tragjedia. (E.K/SHUPLAKA)