Parisi është zgjuar i trembur këtë mëngjes. Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris u mbyll pak pasi u hap këtë të premte. Raportimet fillestare flasin për të shtëna me armë nga një ushtar roje, i cili ishte kërcënuar nga një person i armatosur me thikë.
Paraprakisht mësohet se agresori i armatosur me thikë kërkonte që të hynte në muze me një çantë dhe pasi nuk është lejuar nga ushtari e ka kërcënuar atë me armën e ftohtë.
Policia ka evakuuar gjithë personelin dhe vizitorët që ndodheshin në muze pak pas ngjarjes, ndërkohë që është vendosur edhe një perimetër i gjerë sigurie.
Ministri i Brendshëm francez, e cilësoi si një “incident dhe kërcënim serioz të sigurisë” përmes një postimi në Twitter. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post