Dëshira për një jetë më të mirë të shtyn drejt sakrificave të mëdha. Kështu është edhe historia e Ronaldos dhe Palomës, të cilët janë prindër të një foshnje 1-muajshe.
Ata kanë lënë vendin duke kërkuar azil shteteve të botës. Sipas Tv Klan Ronaldo ndodhet në një kamp refugjatësh në Cologne të Gjermanisë dhe do të dërgohet në Shqipëri. Ndësa Paloma dhe vajza e tyre e porsalindur Amira qëndrojnë në një shtëpi në Lion të Francës.
Ata kërkojnë të ribashkohen por dhe të jetojnë në Caen të Francës . “Dua të rikthehem në Francë të gjej Palomën dhe vajzën time. Gjithashtu në Francë kemi mundësi më të mira”, thotë Ronaldo, 17 vjeç.
Ai tregon më tej se do të punojë si mekanik por për këtë i duhet një diplomë.
“Ky është profesioni im, por që të punoj këtu më duhet një diplomë. Doja të shkoja në një lice profesional, por nuk kam mbështetjen e nevojshme dhe as para. I kam mësuar të gjitha vet, në rrugë”, tregon Ronaldo.
I riu shpjegon edhe arsyet përse u largua nga Shqipëria së bashku me familjen.
“Disa njerëz donin të merrnin gruan time ta dërgonin në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Madje ata erdhën për ta marrë në ditën e dasmë sonë. Ne u larguam..”, tregon Ronaldo. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post