Pas protestës që zhvilluantek Ministria e Drejtësisë, kundër ekstradimit të Nezar Seitit janë arrestuar nga policia të rinjtë të cilët u arrestuan.
Mësohet se pas protestës, policët e komisariatit numër 3 në kryeqytet kanë shoqëruar 3 studentë që kërkuan dorëheqjen e Gjonajt. Pas këtij veprimi në Komisariat kanë mbërritur edhe deputetët e LSI-së Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Nuk dihet nëse do të ketë procedim penal për studentët apo ndonjë masë më të lehtë.
Theksojmë që të rinjtë kanë dalë para ministrisë me parrulla: “Ministria e Krimit”.
Kjo protestë vjen pas vendimit për ekstradim në Itali të të vetmit të arrestuar në vendin tonë për çështjen “Tahir-Habilaj”. Nezar Seiti është cilësuar si financieri i Habilajve. (J.V/Faxweb)